“Çelësat” që Muhammedi a.s. mbante kudo me vehte!

Çdo zemër kërkon një çelës për tu hapur. Një ditë do të kuptojmë se ato çelësa i kemi patur gjatë gjith kohës me vehte, vetëmse gjithmonë kemi provuar çelësat e gabuar. Një ditë do mërziteni pasi nuk provuat çelësat e duhur, për të hapur zemrat e tyre. Do ju vijë keq që nuk provuat çelësin e dashurisë në vend të çelësit të urrejtjes, që nuk përdorët çelësin e besimit në vend të çelësit të paragjykimeve, që nuk provuat çelësin e faljes në vend të çelësit që i hap rrugë hakmarrjes. Njerrëzit nuk jetojnë përgjithmone, kur ata një ditë të ikin, do ju vij keq që nuk bëtë më të mirët për ata

Shkruan: Irfan Agushi

Si duhet trajtuar njerrëzit mund të mësojmë nga më i miri prej nesh, Profeti ynë i nderuar Muhammed s.a.v.s. Mësoni prej tij, se si sillej, fliste dhe i trajtojnë njerrëzit. Këtu sonte po ju sjell një ndodhi nga koha e largët në të cilët jetoi Profeti ynë i nderuar.

Në kohën kur Resulullahu ishe ende gjallë, në Medinen e ndritur, jetonte një mesoburrë me emrin Zahir. Ai ishte shumë i ngurtë dhe i ashpër në komunikim me njerrëzit. Ndoshta ishte jeta e vështirë ajo e cila e kishe shëndruar në një njeri të këtillë. Shokët e Muhammedit s.a.v.s. kur e shihnin Zahirin, largoheshin prej tij duke iu shmangur bisedës me atë. Një ditë Zahiri qëndronte në treg. Aty afër po kalonte Resulullahu dhe kur e pa, i shkoi nga mbrapa, ia mbërtheu të dy krahët dhe nuk e lëshonte, ai me inat thëriste më lësho kush je që më mban. Ai nuk ishte mësuar që dikush të sillej me atë, në këtë mënyrë. Kur ktheu kokën e pa se ishte Resulullahu, i cili i buzëqeshte dhe kishte hapur krahët për ta përqafuar. Më pas Profeti Muhammed s.a.v.s. kapi dorën e tij dhe duke bërë pak humor, „pyeste kush dëshiron ta blej këtë rob prej meje“. Ishte një ngjarrje që tregon, mënyrën se si profeti Muhammed s.a.v.s. arrinte të hapte çdo zemër, madje edhe ato më të ngurtat, siç ishte rasti me Zahirin. Me çelësin e dashurisë, hapi zemrën e tij.

Më vonë Zahiri ka treguar „Kur më kishte mbërrthyer Resulullahu u nevrikosa, pasi nuk e dija se kush ishte dhe çfarë dëshironte prej meje. Kur u ktheva dhe pash që profeti i kishte hapur krahët për të më përqafuar, pasha Zotin, nuk jam gëzuar me asgjë tjetër në jetën time, sa jam gëzuar në atë çast kur më përqafoi Muhammedi s.a.v.s.“

Recepti i një jetë të mirë dhe të lumtur me të tjerët është dashuria, buzëqeshja, mëshira, falja dhe respekti. E kundërta e tyre do prodhoj një jetë të vështirë, të vobekt, të varfër dhe tmerësisht të mërzitshme. 

429 thoughts on ““Çelësat” që Muhammedi a.s. mbante kudo me vehte!

Comments are closed.