„Thirrje për rihapjen e xhamive, në Ramazan!“

Në një kohë, në të cilën janë pezulluar plotësisht të gjitha aktivitetet më pak të rrëndësishme për jetën e njeriut, e disa të tjera më vitale janë modifikuar, ndëgjojmë zëra për hapjen e xhamive gjatë Muajit të Ramazanit!

Shkruan: Irfan Agushi     

Të gjith ata që mendojnë ndryshe nga autoritetet fetare kudo në botë, ua rikujtojmë se jemi duke jetuar në kohën e Ummetit të Muhammedit s.a.v.s. dhe këtij Ummeti i është shëndruar në xhami e gjith Toka e All-llahut s.v.t. Kudo që të jesh, e ngado që të kthehesh, do të gjesh All-llahun.

Nuk është nevoja medoemos të rrezikojmë jetën e njerrëzve dhe të shëndrohemi në shënjestër të dashakeqve dhe islamofobëve, duke hapur xhamitë në një kohë kaq delikate, kur mund të kryejmë obligimet tona edhe në shtëpi, pa mos na u cënuar aspak, vlera e asaj që bëjmë.

Dëshirën për hapjen e xhamive, pa analizuar atë çfarë mund të pasoj, e kuptoj potësisht kur vin nga një xhematili i mallëngjyer, të cilt nuk i është mundësuar të mësoj në detale të kaluarën e botës Islame. Por më duket e pa arsyeshme kur një gjë të këtillë, e kërkon një Hoxhë, i cili e njeh mirë të kaluarën dhe besoj edhe seriozitetin e situatës në të cilën ndodhemi dhe përgjegjësive që kemi në shoqëri.

Nëse kthejmë kokën mprapa, do të ballafaqohemi menjëherë me Ibn Sina, i cili, sipas të gjitha gjasave ka qenë ideologu i „Armës“ më të fuqishme të sëmundjeve ngjitësë, si kjo e fundit, duke shpikur „Al Arbaine“ apo ashtu siç jemi msësuar ta ndëgjojmë nga gjuha italiane „Qarantena“, pra katërdhjetëshen. (Mbylljen në shtëpi për 40 ditë.)

Nëse do të hedhim një hap më herën në Historinë Islame, do takojmë Amër Ibn Asin r.a. një udhëheqës i Shamit, i cili në kohën e Omerit r.a. ballafaqohet me një Situatë si kjo e fundit. Dhe ajo që bëri ai, ishte një suspendim total i mënyrës së jetesës për disa javë me rrdhë. Urrdhëroi që të mbyllen tregjet dhe urrdhëroi njerrëzit të mos qëndronin bashkë.

Dhe në fund, për ta kompletuar këtë qëndrim, ecim dhe 20 vite mbapa. Aty ndeshemi me mësimet profetike. Në një situatë të këtillë, Muhammedi s.a.v.s do të thoshte: “Nëse bie Murtaja në një vend dhe ju jeni aty, mos dilini nga aty që të ikni nga ajo. E nëse bie në një vend tjetër, mos hyni aty “. ( Buhariu dhe Muslimi ).

Xhamia e parë për muslimanët u ndërtua në Kuba – Medine. Plot 12 vite, muslimanët që jetuan në Mekke nuk kishin xhami, vetëm në kohën kur emigruan në Medine ndërtuan xhaminë e tyre. Nëse muslimanët  e parë arritën të duronin 12 vite pa xhaminë e tyre të dashur, besoj që çdo muslimanë në kohën e sotme, për hirë të shëndetit, mund ta shtyjë disa javë një gjë të atillë, duke shpresuar në shpërblimin e All-llahut s.v.t.

 

366 thoughts on “„Thirrje për rihapjen e xhamive, në Ramazan!“

Comments are closed.