Si falet namazi i Teravisë?

Namazi i teravisë është sunnet i fortë dhe falet vetëm gjatë muajit të Ramazanit në kohën e jacisë. Më mirë është të falet me xhemat në xhami, por mund të falet edhe në shtëpi: vetë ose me xhemat.

Në fillim falen:

– 4 sunnetet e para të jacisë,
– 4 farzet e jacisë
– 2 sunnetet e fundit të jacisë

Pastaj bëhet nijjeti për namazin e teravisë i cili ka 20 rekatë.
Nijeti bëhet kështu:

“Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim, Bismil-lahir-rahmanir-rahim.

Vendosa në emër të All-llahut ta fali namazin e teravisë, u ktheva kah Kibla, “All-llahu ekber”.

Reqati i parë
.
– Subhaneke
– Eudhu bil-lahi, Bismil-lahi
– Fatiha (Elhami)
– Një sure
– Ruku
– Sexhde (2 sexhde)

Reqati i dytë

– Bismil-lahi
– Fatiha (Elhami)
– Një sure
– Ruku
– Sexhde (2 sexhde)
– Ulja parë

Në uljen e parë lexohet “et-tehijjatu” dhe “salavatet”: All-llahumme sal-li ala dhe All-llahumme barik ala…. dhe ngrihemi në reqatin e tretë…

Reqati i tretë

– Subhaneke
– Eudhu bil-lahi, Bismil-lahi,
– Fatiha (Elhami)
– Një sure
– Ruku
– Sexhde (2 sexhde)

Rekati i katërt

– Bismil-lahi
– Fatiha (Elhami)
– Një sure
– Ruku
– Sexhde (2 sexhde)
– Ulja e fundit

Në uljen e fundit lexohet “et-tehijjatu, salavatet, rabbenatë” dhe japim selam.

Kështu i falim 20 rekatë duke i ndajtur nga 4.

Sa herë që fillojmë t’i falim nga katër nuk bëjmë nijjet të ri në krye të çdo katër rekati, porse vetëm marrim tekbir dhe lidhemi e vazhdojmë të falemi sikur në katër rekatët e parë.

Në fund të 20 rekatëve e lexojmë duanë e teravisë:

Duaja e cila lexohet pas namazit të Teravisë:

Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim, Bismil-lahir-rahmanir-rahim.

El-hamdu lil-lahi rabbil alemin, ves-salatu ves-selamu ala hajri halkihi Muhammedin ve ala alihi ve sahbihi exhme’in.

Rabbena tekabbel minna salatet-teravihi bi hurmeti shehri Ramadane ve bi hurmeti nebijjina Muhammedi.

All-llahumme Rabenna tekabbel minna et-teraviha ved-du’ae fexh’alhuma makbuleten ve la terudduhuma alejna me’an-nuksani bi rahmetike ja erhamer-rahimin.
Subhane Rabbike, Rabbil izzeti amma jesifun, ve lamun alel murselin,vel-hamdu lil-lahi Rabbil- alemin: el-Fatihah.

Pastaj ngrihemi ta falim namazin e vitrit, të cilin e falim njësoj sikurse në namazin e jacisë jashtë Ramazanit dhe vazhdojmë me tesbihët dhe duanë e përgjithshme të namazit.

Nëse falemi me xhemat, edhe vitrin e falim me xhemat.

All-llahu kabull na e bëftë!

Imam Rejhan Neziri

Xhamia Kreuzlingen Zvicër

455 thoughts on “Si falet namazi i Teravisë?

Comments are closed.