“Po i lodh kalifët që do të vijnë pas teje, o Ebu Bekër!”

Çdo ditë pas namazit të sabahut Ebu Bekri zhdukej në një nga lagjet e largëta të Medinës. “Unë nuk e dija se çfarë bënte ai atje dhe një ditë e ndoqa” thotë Omer ibn Hatab.  Ebu Bekri hyri në një shtëpi të vjetër. Pas njëfarë kohe doli që andej dhe u largua. Menjëherë unë hyra brenda saj tregon Omeri dhe aty gjeta një grua të moshuar, të verbër me dy fëmijë të vegjël. Unë e pyeta: “Kush je ti?” E ajo u përgjigj: “Unë jam  jam e verbër dhe e lodhur, e nuk kemi asnjë njeri që kujdeset për ne. Babai i këtyre fëmijëve ka vdekur.”

Më pas Omeri e pyet sërish: “Po ai burri që sapo doli, kush është?” Gruaja u përgjigj: “Nuk e dimë. Ai vjen çdo ditë, pastron shtëpinë, përgatit mëngjesin dhe mjel delet.”

Omerit i rrodhën lotët prej fjalëve të kësaj gruaje dhe tha: “Po i lodh kalifët që do të vijnë pas teje, o Ebu Bekër.”

Po për Zotin edhe neve që jetojmë sot, po na bën të dukemi shumë të vegjël ndaj emanetit të Zotit, me iman dhe besim të dobët dhe me turp në ditët e takimit me Muhammedin s.a.v.s.

358 thoughts on ““Po i lodh kalifët që do të vijnë pas teje, o Ebu Bekër!”

Comments are closed.