A mund t `ju ndodh një fatëkeqësi, nëse dikush ju kërkon diçka e ju nuk e bëni!

Kohëve të fundit, më kanë lodhur disa sms që kushtëzojnë distribuimin e tyre në viber, whats up, faceebook e-mail ect. Shkruajnë një fjalë me përmbajtje fetare dhe pastaj ia shtojnë një fjali, e cila zakonishtë duket kështu: „Nëse nuk ua shpërndani këtë mesazh 10 personave të tjerë, brenda 3 ditëve do ju ndodh një fatkeqësi dhe nëse e shpërndani do ju ndodh një e mirë“!

Shkruan: Irfan Agusi

Të besuarit se mund të na ndodh një fatkeqësi nëse nuk e shpërndajmë një mesazh që dikush na e dërgon, apo mund të na ndodh një gjë e bukur nëse e bëjmë, është një fatkeqësi në vehte. Pasi të besosh se një ndodhi e keqe mund të ndodh prej një veprimi të atillë, është një budallaki e cila nxjer në pah besimin e dobët dhe mungesën e informacionit që posedojmë mbi fenë tonë.

Kjo më bëri t`i kujtoj vehtes dhe juve një thënje të Profetit Muhammed s.a.v.s. Transmentohet nga Ibn Abasi se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “… Dije, se sikur i tërë njerëzimi të bashkohen për të sjellë ndonjë dobi që Allahu nuk e ka caktuar për ty, nuk do të kenë mundësi ta bëjnë atë, dhe në të kundërtën nëse mblidhen për të bërë ndonjë të keqe asgjë nuk mund të bëjnë përveç asaj që Allahu e ka caktuar. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë letrat.” (Transmeton Tirmidhiu.)

Pra, nuk i ndodh njëriut një e mirë ose e një e keqe vetëm pse ka dërguar ose jo, 10 sms me përmbajtje fetare Islame apo diçka tjetër, kur dikush që madje edhe nuk e njeh ia kërkon të njejtën.

Kjo metodë është një shpikje koti, e cila nuk të sjell asnjëfarë dobie. Andaj ju sugjeroj të keni kujdes, pasi marrja me gjëra të këtilla është humbje kohë. Por ka dhe të tjera, dikush poston një foto me një xhami ose fjalën Zot apo Muhammed në faqen e tij në Facebook dhe pastaj shton: “Nëse nuk e bën Like nuk je musliman“ ose ka dhe të tjera si „vetëm një jehud, nuk e bën like“. Personi që shkruan një mesazh të atillë dhe ua kërkon të tjerëve me fjalë të ngjajshme është një xhahil i llojit të vet.

Nuk bëhet musliman njeriu, përmes Fcaebook dhe “like-ve” që shtyp në një faqe të atillë. Musliman bëhesh nëse fal namaz, respekton dipozitat isame,  je i urtë dhe i dashur me njërëzit, respekton prindërit dhe gjith të tjerët. Nëse ndihmon të varfërit dhe bën gjëra të tjera që kërkon Zoti, e jo përmes “like-ve” në Facebook ose kushtëzimit të tjerëve me fjalë si ato që lexuat më lart.

 

360 thoughts on “A mund t `ju ndodh një fatëkeqësi, nëse dikush ju kërkon diçka e ju nuk e bëni!

Comments are closed.