Çfarë hajri kemi nga Dersi i Xhumasë, nëse atë e kemi haruar!

KAIRO: Njerëzit në vazhdimësi ndjekin dersin e Ditës së Xhuma, por një pjesë e madhe e xhematit  harojnë atë çfarë ka predikuar Imami. Shikuar në këtë drejtim, njerëzit filluan të bisedojnë rreth kësaj çështje dhe arritën deri aty sa sollën në pykëpyetje dobinë e këstij dersi.

Në të vërtetë kjo problematikë u tematizua në Egjipt dhe pastaj edhe në disa vende tjera. Një ditë u zhvillua një program për këtë çështje në një Medium Elektronin në Kairo. Tema u zgjërua deri në atë masë, saqë bashkëbiseduesit filluan të pyesin nëse është e dobishme falja e xhumasë dhe ndjekja e Dersit në Hudbe, nëse të njejtin nuk mund ta mbash mend më shumë se disa ditë.

Situata shkoj aq larg sa filluan dhe dyshimet rreth asaj që bëjn muslimanët. Kjo situatë vazhdoi e turbëllt derisa një burë shkroi një letër:

Es-selamu alejkum të nderuara motra dhe vëllezër!

– Kam ndjekur Emisionin tuaj dhe shqetësimet e njerëzve për Dersin e ditës së Xhuma e unë për këtë doja të ndaja me ju një pjesë nga Historia ime. Ka një kohë të gjatë që jam i martuar. Kam një punë të rrëndë dhe nga puna më mer uria shpejt. Por kur kthehem në shtëpi, gruaja ime më ka pregaditur ushim të mrekullueshëm. Ajo me zell e bën këtë punë, tash e 30 vite me rradhë. Që nga dita e parë kur jemi martuar. Por nëse më pyesni se çfarë ushqimi ju ka pregaditur javën që shkoi, unë nuk mund t`jua them, pasi nuk e mbaj mend, e megjithatë falë atij ushqimi unë jetoj ende. Ndoshta ne nuk e mbajmë mend ligjeratën e xhumasë fundit, por ajo ligjeratë na jep forcë shpirtërore deri në xhumanë e radhës. Ashtu siç është i domosdoshëm ushqimi i gruas sime për trupin tim, jam i bindur se dhe predikimi i imamit (Hudbes), është i nevojshëm për shpirtin tim. Ne mund të mos e mbajm mend ligjeratën dhe ushqimin që konsumojmë, por jemi të vdekur nëse ato i lëmë anash”. /IKRE/

416 thoughts on “Çfarë hajri kemi nga Dersi i Xhumasë, nëse atë e kemi haruar!

Comments are closed.