Është vonë dhe nata ka mbuluar gjithçka …

Madhështia e natës ka kapur çdo skaj që më zënë sytë. Pak pasi kam falur namazin e Jacisë. Pas një dite të lodhëshme. Mundohem të vazhdoj të lexoj një libër nga Xhelaludin Rumi, i njohur si Mevlana. Një shkrimtarë shumë i mirë, i cili ka jetuar rreth 800 vite para nesh, diku në lindje të Turqisë.

– Jam ndalur në pjesën ku ai flet mbi jetën dhe vdekjen, dhe nuk mund të vazhdoj!

– Ndalem pak dhe mendohem!

– I them vehtes, vdekja!

Po vdeken, a e besojmë sa duhet? A besojmë se na pret një ditë e fundit, një Gjykatës seprem, tek i Cili do të shpalosim gjithçka. Edhe ato gjëra që i kemi harruar, madje. Aty nuk mund të sjellim gënjeshtra. Aty nuk mund ta poshtrojm të dobtin dhe aty nuk të ndihmon dot ai që kishte pushtet në këtë jetë.

I them vehtes, vitin e kaluar vdiq ky person që e njihja. Këtë vit ikën në botën tjetër, dy të tjerë, me të cilët ndaja shumë gjëra bashkë. Bisedat mbi Zotin, profetët, historinë e popujve të lashtë, letërsinë, gazetarinë, po edhe ato mbi krijimin e botës, yjet dhe qyellin, ishin nga ato që nuk harron kurrë.

Ndanim dhe kafenë e mëngjesit herë pas here. Por tani nuk janë më. Ata kanë ikur për të mos u kthyer asnjëherë. Më kaplon një mërzi dhe i them vehtes: Sikur kjo të jetë nata ime e fundit!

– Po sikur të mos zgjohem nesër në mëngjes !!!

Po sikur, të mos kem mundësi ta shoh dritën e agimit, ti shoh fytyrat që i dua dhe më duan. Të përshëndes plakun në qoshin e rrugës, që pret të hapet dyqani i bukëve.

Sikur të mos kem mundësi, ta lus Zotin edhe për njëherë të fundit në namazin e Sabahut?

– E lë librin në një anë, dhe çohem. Shikoj orën…

– Thuajse mesnatë.

– Hapi dritaren, dhe paprtitur ndjej një lehtësim. Ajri i pastër më plaset në fyfyrë dhe e ndjej vehten disi të lehtësuar. Shikoj livadhin që shtrihet gjërë e gjatë para banesës sime.
– Teri e ka mbuluar të tërin. Në ato çaste kalon dhe treni i fundit, i cili e ndanë në dy pjesë këtë fushë të madhe. Ngre kokën pak më lartë dhe shikoj malet madhështore, të rënditura njëra pas tjetrës, në maje të tyre ka ngelur dhe pak borë nga Dimri që ka ikur.

Vazhdoj të shikoj qyellin e pastër. Nuk e pengon shikimin tim asgjë. Yjet e pikatur njëri pas tjetrit. Përmes yjeve mundohem të shikoj madhështinë e All-llahut xh.sh.
Krijuesit të gjithësisë, Krijuesit i cili kishte menduar dhe për mua! Të më krijonte.

Vazhdoj të shikoj dhe e ndjej veten shumë të vogël, krahas kësaj madhështie, por njëkohësisht krenar dhe më të vendosur se kurdoherë më parë, për të ndëgjuar fjalën e Tij. Për të folur mbi të gjitha të vërtetën edhe sikur ajo të më sjell fundin tim më të keq në këtë botë.

Duke shikuar qyellin e qëndisur me mijëra yje dhe Hënën, e cila ka mahnitur njerëzit me bukurinë e saj, më shkon në mend historia e Ibrahimit a.s. Në fakt biseda e profetit Ibrahim që zhviloi me Muhammedin a.s.

Ato u takuan mu atje mbi qyejt e tokës. Ishte i mbështetur në murin e „Bejtul Meamur“ ( Qabja e melekëve në qiell) thotë Muhammedi a.s. Pushonte dhe dukej i lodhur. Që aty Ibrahimi a.s. na dërgoi një porosi neve që frymojmë ende. Thuaj ummetit tënd O Muhammed, se bimët në Xhennet mbjellen me fjalët: Subhanallah ( i lartësuar je Ty O All-llah), Elhamdulilah (Falemenderimi të takon vetëm Ty, o Zot) dhe All-llahu ekber (All-llahu është më i Madh).

I shqiptoj disa herë këto fjalë, sikur të jenë të fundit. E falemenderoj Zotin që më dha gjith këta të mira. Fali dy rekate namaz duke i menduar si të fundit. Lexoj Kuran aq sa mundësi kam të qendroj në këmbë. E përfundoj namazin duke ju dhënë selam (dëshiruar paqë) të gjthë njerëzve që shtrihen në krahun e djathtë timin, nga banesa ime e deri në skajin e fudnit ku banojnë njerrëtz dhe më pastaj ju jap selam (dëshiroj paqë) aytre që shtrihen në krahun tim të majt po deri në sakaj të botës.

– E përfundoj lutjen dhe them:

– Ah sikur të ishte çasti i fundit, do të kishte qenë mënyra më e mirë për të ikur nga kjo botë dhe për tu takuat me Krijuesin tim…

– Zoti im, më fal për gabimet, më ndihmo ta kuptoj të drejtën dhe pastaj më forco në atë që është e drejtë …

314 thoughts on “Është vonë dhe nata ka mbuluar gjithçka …

Comments are closed.