Sot ia filloi me punë Resi i ri i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu

Tre ditë pasi u shkarkura nga detyra ish kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ushtruesi i detyrës për këtë post sot ia nisi punës në selinë e BFI-së në Shkup, i cili u mirëprit nga shumë imam, ai tha se këtë post e sheh si përgjegjësi.

“Ndjehem i nderuar që sot flas si ushtrues detyre, Reis i BFI-së në Republikën e Maqedonisë Veriore. Kjo detyrë më është dhënë amanet ta mbaj me përgjegjësi, është përgjegjësi e nderuar dhe shpirtërore për mua. Bashkësia Fetare Islame është organizatë e vetme e cila organizon jetën fetare të besimtarëve në vend dhe jashtë. Ky institucion është ngritur nga njerëzit që kanë marrë përgjegjësi të artikulojnë zërin e besimtarit musliman” tha Shaqir ef. Fetahu, në rolin e ushtruesit të detyrës Reis i BFI-së.

Ajo që bi enë sy në këtë rast, është paraqatja e Fetahut pa maska dhe mjete mbrojtëse kundër Covid 19, gjë e cila është kritikuar nga publiku vendor.

IKRE

399 thoughts on “Sot ia filloi me punë Resi i ri i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu

Comments are closed.