Për një mëkat, mezi mjaftuan 40 vite ibadet dhe kërkim falje

Ndonjëherë vonesat gjatë udhëtimeve nuk janë dhe aq të kota. Meqë kisha kohë për më shumë se dy orë, pasi fluturimi im për në Shkup po vonohet vendosa tua sjellë një ngjarrje shumë interesante që dikur i kishte ndodhur Malik ibn Dinar, dietarit të madh i cili jetoi në kohën e tabiinëve. Pra i takonte gjeneratës së dytë të muslimanëve

Një vit, Malik Ibn Dinar, kishte vendosur të kryente haxhin. Me të shkuar në Mekke, pa një lum njerrëzish me tesha të barrdha, të cilët i luteshin Zotit ditën dhe natën, në këmbë, rruku e sexhde. Ajo ditë ishte e lodhëshme për atë dhe dikur vonë nga lodhja e madhe e mer dhe gjumi. Tregon Maliku, „Në ëndër më errdhi një zë dhe më tha: Të gjithëve u është pranuar haxhi, përveç njërit.“

Maliku: U zgjova nga gjumi i habitur dhe i mërzitur. Kisha frigë se mos vallë isha unë ai njeriu që Zoti nuk ia pranoi haxhin. Ishte një ditë e vështirë. Në mbrëmje nga lodhja dhe mërzia më zuri gjumi përsëri. Natën e dytë përsëri mu paraqit në ëndër po ai zë i cili më tha “njeriu që Zoti nuk ia pranoi haxhin, quhet Muhamed ibn Harun El Bekijj“.

U çova menjëherë dhe u drejtova për tek fisi i tij. Kërkova atë dhe më thanë se ai Muhammedi ishte njëri ndër më të devotshimit e fisit. U habita kur ma thanë këtë. E takova dhe u prezentova para tij. Atëherë ende pa folur unë ai më tha: “O Malik, a ke arrdh të më thuash se Allahu nuk ma ka pranuar haxhin!”

Po, por nga e di ti këtë. Ibn Harun më tha: “Ka dyzet (40) vite që vij në Haxh. Çdo vit, vin një person dhe më thotë që Allahu nuk ta ka pranu haxhin.”

Maliku: Po çfarë ke bërë që Allahu të mos ta pranoj haxhin.
Ibn Harun: Më mirë mos e mësosh, kam bërë një mëkat të madh.
Maliku: Pash Zotin më trego se çfarë mëkati është ai.
Ibn Harun: Pasi mu betove në Zotin, po të tregoj. Ka qenë nata e parë e Ramazanit. Unë u ktheva në shtëpi i dehur. Nëna e kishte ndezur zjarin për të gatuar. Posa hyra brenda ajo filloi të më qortoj. Turp të kesh, të gjith njerëzit do të ngrihen nesër agjërueshëm, ndërsa t`i kthehesh në shtëpi i dehur. Unë nuk durova më, e shtyva me dorë anash dhe hyra në dhomën time.
Të nesërmen kur u zgjova e gjeta derën time të mbyllur. Trokita dhe ndëgjova zërin e gruas sime e cila më tha: T`i meriton të qëndrosh mbyllur deri në ditën e gjykimit!
Unë nuk dija se çfarë kisha bërë, kur dola, pash që nënën time, e kisha hedhur në zjarrin që kishte ndezur për të gatuar dhe atë e kishte kapluar zjari. U trishtova nga ajo që kisha bërë. U pendova dhe u largova nga mëkatet. Që atëherë e luti Zotin për falje, që atëherë nuk kam lënë Ramazan pa agjëruar, namaz pa falë dhe asnjë vit pa arrdh në Haxh. Për 40 vite me rradhë, vin një njeri sikur ti dhe më thotë që haxhi nuk të është pranuar.

Maliku: Mjer ti për vehten tënde, pas këtij mëkati ende shpreson në faljen e Zotit.
Tregon Maliku, u largova menjëherë prej tij. Kur errdhi mbrëmja dhe rash në gjum, më errdhi përsëri në ëndër ai zë që kisha ndëgjuar dy netë më herët dhe më tha: “O Malik, mos ua humb shpresat njerëzve. Allahu ia ka fal Muhammed ibn Harun el Belkijut.” U zgjova dhe të nesërmen menjëher shkova dhe ia kumtova këtë lajm. Ai Ibn Harun, u gëzua shumë, e tha dëshminë, falemenderoj Zotin dhe ra në sexhde e nuk u ngrit më. Unë isha dëshmitarë në këtë ngjarrje dhe njëkohësisht mora pjesë edhe në varimin e tij.

Për një mëkat 40 vite ibadet dhe kërkim falje. Kujdes miq, mos u vononi në rrugën e Zotit, sepse mund të jetë vonë për të shlyer mëkatet që bëjmë. Nëna zen një vend të posaçëm në shoqëri, atë e ka lartësuar edhe Zoti andaj keni kujdes se si silleni me atë.

Irfan Agushi

Bern/28.07.2018

 

311 thoughts on “Për një mëkat, mezi mjaftuan 40 vite ibadet dhe kërkim falje

Comments are closed.