Më 18 maj, hapen xhamitë në Shqipëri

Vetëm pas 18 Majit, xhamitë dhe kishat do të mund të hapin dyert për besimtarët e tyre.

Ritet fetare do të mund të realizohen sipas një rregulli që do të vendoset nga drejtuesit e besimit mysliman dhe të krishterë në bashkëpunim me komitetin teknik të ekspertëve për përballimin e pandemisë.

Në komunikimin në distancë që pati me përfaqësuesin e lartë të klerit, kryeministri Edi Rama, kërkoi hartimin e një plani masash mbrojtëse nga vetë ata, gjithnjë, sipas praktikave që ndjek secila fe, raportojnë mediat shqiptare, përcjell IKRE.

343 thoughts on “Më 18 maj, hapen xhamitë në Shqipëri

Comments are closed.