Falja e namazit të Xhumasë nëpër shtëpi!

Në kohën e Pandemisë, siç është rasti me gjendjen e fundit gjithandej. Gjithnjë e më shumë parashtrohet pyetja se a jejohet falja e Namazit të Xhumasë në Shtëpi, nëse do kishte mjaftueshëm xhemat për këtë. Përgjigjen e kësaj pyetje e gjejmë në Fetva-në e fundit, lëshuar nga Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime

FETVA-ja (5/30)

Nuk lejohet nga aspekti i legjislaturës islame që të falet namazi i Xhumasë nëpër shtëpi, në atë formë si është përshkruajtur në pyetje, dhe në rast se do të falej, ai namaz nuk e liron njeriun nga obligimi i namazit të Xhumasë. Nga aspekti e legjislaturës islame, është obligim që në këto rrethana të qëndrohet në shtëpi, me qëllim që të mbrohet jeta personale dhe të mbrohen tjerët. Në këto rrethana, në vend të namazit të Xhumasë, do të falet namazi i Drekës-mesditës, pa marrë parasysh sa të zgjasë kjo gjendje. Kjo, ngase dispozita e lehtësimit (ruhsa) në rast të përjashtimit, ngelet në fuqi, derisa ekziston edhe shkau që ka determinuar këtë lehtësim. Ky është qëndrimi që kanë mbajtur institucionet e fetvasë në botën islame, si dhe pjesa më e madhe e juristëve islam bashkëkohor.

Mendimi se lejohet të falet namazi i Xhumasë nëpër shtëpi private, pjesërisht thirret në mendimin e shkollës juridike Hanefite për sa i përket numrit i cili është kusht që të mund të falet namazi i Xhumasë. Mirëpo, nuk është e drejtë që të thirren në këtë mendim, pa mos i plotësuar edhe kushtet tjera të cilat i parasheh shkolla juridike Hanefite që të mund të falet namazi i Xhumasë, siç është kushti i vënë nga ata që namazi i Xhumasë të falet me leje të përgjithshme (institucionale) që konsiston në proklamimin e faljes së namazit të Xhumasë në vend publik, të njohur për të gjithë njerëzit, duke i hapur dyert për gjithë ata që ia mësynë këtij vendi për ta falur namazin e Xhumasë.

Por, ky kusht, nuk plotësohet në asnjë mënyrë në rast se namazi i Xhumasë falet nëpër shtëpi. Po ashtu, pretendimi i legjitimitetit të faljes së namazit të Xhumasë nëpër shtëpi, bazohet në një fabrikim dispozite duke i përzier të gjitha shkollat juridike islame nga pak, pra duke marrur diçka nga kushtet e tyre, por pa mos u akomoduar me të gjitha kushtet e asnjërës nga shkollat juridike islame, të cilat i kërkojnë për faljen e namazit të Xhumasë. Ky pretendim përfundon me një format të fabrikuar të papranuar nga ana e dijetarëve të Usulu-l-Fikhut (Bazave të të Drejtës Islame).

Prej arabishtes: Bashkim Aliu

 

541 thoughts on “Falja e namazit të Xhumasë nëpër shtëpi!

Comments are closed.